KQZ nuk regjistroi Berishën duke e lënë jashtë koalicionit/ Reagon ‘flakë për flakë’ Gazmend Bardhi: Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”

0
205

Pas vendimit që dha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku Sali Berisha u la jashtë koalicionit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhit.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here