Vjen lajmi i shumëpritur, shpiket ilaçi me efekte të jashtëzakonshme/ Nga nesër në Itali pilula që shëron Covid-19: Ja si do të shpërndahet, kush mund ta ketë dhe si do të përdoret

0
222

Po vjen një revolucion në betejën kundër Covid-it që prej gati dy vitesh po përballet e gjithë bota, i cili ndoshta vjen me pak vonesë: Nga nesër, dita e premte 4 shkurt, do të fillojë shpërndarja e 11200 trajtimeve të para të plota të antiviralit Paxlovid në Rajone dhe Provinca Autonome.

E gjitha në kuadër të kontratës së finalizuar më 27 janar të vitit të kaluar nga Struktura e Komisionerit me kompaninë farmaceutike Pfizer, e gjitha në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë.

Vjen lajmi i shumëpritur, shpiket ilaçi me efekte të

Në mënyrë të detajuar, kontrata parashikon furnizimin, në total, të 600 mijë trajtimeve të plota gjatë vitit 2022. Këto trajtime, sapo të jenë të disponueshme, do të shpërndahen në mënyrë progresive në Rajonet në bazë të indikacioneve të ofruara nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Aifa.

E gjitha kjo vjen pas nënshkrimit të kontratës mes strukturës së Komisionerit për Urgjencën Covid, gjeneralit Francesco Figluolo dhe gjigantit farmaceutik amerikan.

Paxlovid është një pilulë që do të përdoret në trajtimin në shtëpi të pacientëve të rritur që janë infektuar me koronavirus në një formë “të butë ose të moderuar”.

Indikohet për ata që nuk kanë nevojë për terapi shtesë me oksigjen dhe që janë në rrezik të shtuar për të përparuar në forma më të rënda të sëmundjes. Me pak fjalë, pilula nëse merret herët duhet të shmangë rrezikun e shtrimeve të zakonshme në spital ose, më keq, në kujdesin intensiv. Komisioni Shkencor Teknik i AIFA-s sqaron se “trajtimi me Paxlovid duhet të fillojë brenda 5 ditëve nga fillimi i simptomave dhe duhet të zgjasë pesë ditë”. Ndoshta ky është një hap tjetër dhe vendimtar drejt normalitetit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here