“Të shkrihet ky Kuvend nëse…”/ Sali Berisha me tone të revoltuara në Kuvend, refuzon të lirojë foltoren dhe përplaset me drejtuesen e

0
55

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë menjëherë fjalën, sapo ka mbërritur në sallën e Kuvendit.

Debati:

Berisha: Nuk është kontratë dhe marrëveshje, është një vetëdeklarim. Vetëdeklarimi është i domosdoshëm, por pa kontratën mes palëve ai ka zero vlerë. Vetëdeklarimi është mashtrim i turpshëm që përdoret ndaj tyre, të cilët narkoqeveria i trajton si armiq, sillet si qeveri pushtuese, duke dhunuar Kushtetutën, Kodin Civil. Pse qeveria nuk ofron kontratë ose marrëveshje paraprake? Sepse do të vjedhë. Do të vjedhë mbi ndërtesën që do të ndërtojë mbi truallin, ku jetojnë ato. Plani ka qenë për të ndërtuar 7 kate, por janë bërë mbi 30 kate, dhe prapë nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një akt i turpshëm, në të cilin oligarkë të kreut të meduzës dhe Lulzim Bvavës.

Felaj: Z. Berisha ju mbaroi fjala.

Berisha: Ose ky Parlament do t’i kthehet popullit dhe interesave të tij, ose do të shkrihet. Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.

Felaj: Z. Berisha kjo nuk është çështje për procedurë, qytetarët ato probleme që i kanë pasur, i kanë trajtuar. Nuk mund të vijoni. Z. Noka nuk mund të vazhdojë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj