“Vrisni Erdoganin!”/ ‘Fundosen’ katër persona pas mesazheve ekstremiste për presidentin. Ja akuzat e rënda të ngritura ndaj tyre

0
44

Katër persona dolën në gjyq në kryeqytetin zviceran të martën lidhur me një protestë të bërë katër vite më parë kundër qeverisë turke, ku ata mbanin një baner ku shfaqej një armë që i drejtohej presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ku bashkëngjiteshin fjalët: “Vrisni Erdoganin!”.

Prokurorët e Bernës asokohe hapën një hetim për veprën penale “provokime publike të krimeve dhe dhunës”.

Ndërkaq një hetim mbi rastin është hapur edhe në Turqi. Oficerët e policë grumbulluan të dhëna lidhur me protestën që u zhvillua jashtë Parlamentit të Zvicrës duke nisuer hetimet për rastin.

Media shtetërore turke Anadolu Agency tha se prokurorët e Stambollit kanë nisur një hetim të pavarur. Personat e përfshirë mund të përballen edhe me vepra më të rënda penale në Turqi, të tilla si “organizime terroriste”, “fyerje e presidentit dhe promovimi i propagandës terroriste”, raporton agjencia e lajmeve.

Sipas “Anadolu Agency” të përfshirë në këtë rast është edhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Kujtojmë që kjo parti është shpallur e jashtëligjshme në Turqi duke u konsideruar një organizatë terroriste.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj