Plas SKANDALI/ 10 zyrtarë të lartë bënë ‘aheng’ një natë para funeralit të Philip, verë e muzikë ndërsa mbretëresha ishte…

0
264

Skandalet e kryeministrit britanik Boris Johson sa vijnë e thellohen. Në mediat britanike u postuan tjera fakte mbi ‘ahengjet’ e Boris, ku zbulohet se stafi I tij festuan një natë para funeralit të Princit Philip.

Sipas The Mirror, disa orë përpara se mbretëresha të ndiqte rregullat strikte të koronavirusit dhe të ulej vetëm në kishën e Shën Gjergjit, 10 zyrtarë të kabinetit qeveritar dyshohet se kishin pirë deri në orët e vona të natës.

Mësohet se atë natë përvec pijeve alkoolike pati dhe muzikë dhe nuk u zbatua asnjë nga masat anti-Covid.

Një dëshmitar pohoi se stafi po konsumonte shumë verë aq sa po derdhej në tapetin e bodrumit ndërsa ata kërcenin.

Boris Johnson në deklratën e tij u mundua të justifikohej për skandalet e bujshme duke thënë se nuk kishte dijeni ndërsa lideri laburist Keir Starmer po bën thirrje për dorëheqjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here