Google search engine
Home Aktualitet Dritan Rexhepi lirohet nga burgu në Ekuador

Dritan Rexhepi lirohet nga burgu në Ekuador

0
722

Dritan Rexhepi, i cili mban disa identitete dhe njihet si ‘mjeshtri i arratisjeve nga burgu’ ka dalë sërish nga qelia. Por këtë herë, në mënyrë legale.

Mësohet se një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, me kërkesa ekstradimi nga të paktën tre shtete ka dalë nga burgu në Guayaquil të Ekuadorit, ku dhe vuante dënimin.

Rexhepi rezulton ta ketë përfunduar dënimin e tij në fund të vitit 2021, por sërish nuk i lejohet të dalë nga Ekuadori. Kjo, për shkak të frikës së arratisjes pasi 40-vjeçari shqiptar, me origjinë nga Vlora, rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete. Prej javësh, Dritan Rexhepi paraqitet pranë autoriteteve dhe mbahet në vëzhgim prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here