Google search engine
Home Politike “Asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës”, Sali Berisha mbërrin në selinë blu...

“Asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës”, Sali Berisha mbërrin në selinë blu dhe jep mesazhin e fortë

0
359

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë rikthyer në selinë e PD-së, një ditë pas protestës së dhunshme.

Ai ka qenë i shoqëruar nga deputetët Bylykbashi, Vokshi, Bylykbashi, si dhe ish-presidenti Nishani, Ristani dhe Gjata.

“Erdha këtu për të shprehur në emër të komisionit përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit, të cilët në një mision historik me guximin me mençurinë dhe vetëpërmbajtjen që e karakterizon shumicën e PD u faktuan shqiptarëve se Lulzim Braza është sot një armik i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Erdha sot këtu për të falenderuar ata dhjetëra mijëra protestues që u mblodhën. Të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit, të parimit themelor, të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë, përdorën sasi toksike gazi e se pavarësisht nga këto, dyert e blinduara nga Lulzim Turpi i hapën.

Prania jonë është zotim se asgjë nuk pengon dhe ndalon konsolidimin e pluralizimit në seli, asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës në këtë vend.”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here