Google search engine
Home Politike U arrestuan se blenë të dhënat e shqiptarëve, reagon menjëherë Dhoma e...

U arrestuan se blenë të dhënat e shqiptarëve, reagon menjëherë Dhoma e Përmbaruesve dhe publikon FAKTE të forta: Të dy punonjësit nuk punojnë në fushën e përmbarimit por të MASHTRIMIT

0
202

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar në lidhje me arrestimin e Endri Konomit dhe Klodian Sotos, të cilët akuzohen nga prokuroria se kanë blerë për përdorimin e tyre të dhënat personale të shqiptarëve.

Sipas tyre, ato nuk janë përmbarues, por mashtrues, pasi sipas tyre nuk punojnë në këtë punë.

Reagimi i plotë

NUK JANË PËRMBARUES – JANË MASHTRUES

Informojmë dhe sqarojmë mediat bashkë me opinionin publik se dy personat që blenë dhe përdorën të dhënat e shqiptarëve, përkatësisht Endri Ikonomi dhe Klodian Sota nuk janë përmbarues dhe nuk kanë qenë kurrë të tillë. Kryeprokurorja e Tiranës sot u shpreh se “këta dy persona punojnë në fushën e përmbarimit”, por në fakt të dy punojnë në fushën e

MASHTRIMIT:

– I pari ka krijuar “PRO 3VT” sh.p.k. – Institucion financiar mikrokredie;

– I dyti “SMART COLLECTION” sh.p.k. – Kompani “Mbledhje detyrimesh/kredish të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të trete…”.

Të dyja kompanitë në mashtrim të ligjit dhe qytetarëve, pa asnjë lloj licence për këto aktivitete, janë regjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe lejuar nga Banka e Shqipërisë. Akuzojmë publikisht titullarët e këtyre dy institucioneve për lejimin e tyre, ashtu si të dhjetëra të tjerave që ne i kemi denoncuar disa herë si “Baraka Financiare”, të cilat mbledhin borxhe nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit. Kemi denoncuar pa reshtur fenomenin e bërjes së “përmbarimit” me telefonata dhe shkresa mashtruese, që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor shtetëror apo privat, por vetëm me këta blerës të paskrupullt të borxheve të qytetarëve dhe databazave shtetërore.

Shteti me gjithë organe ligjzbatuese prej vitesh ka heshtur! Ashtu si janë blerë borxhet e shqiptarëve për dy lekë, po për aq pak sot pamë se janë blerë edhe instrumentet për t’i shantazhuar ata, adresat, numrat e telefonit, të dhënat e gjendjes civile, mjeteve motorike etj.

Dhoma e Përmbaruesve i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit të mos “flejë” mbi çështjet e denoncuara prej dy vitesh nga Ministria e Drejtësisë dhe prej disa muajsh nga përmbaruesit. Databazat e shtetit shqiptar janë blerë për të mashtruar dhe shantazhuar publikun dhe ky duhet të ishte hetim i përfunduar prej kohësh…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here