Google search engine
Home Politike “Dikush nga ata të Amerikës e mori në telefon, i thoshte si...

“Dikush nga ata të Amerikës e mori në telefon, i thoshte si urdhëron”, Fatos Klosi zbulon prapaskenat e ‘errëta’ për Sali Berishën, tregon a do ketë përplasje: Ja kush e mbron kryetarin e PD-së

0
187

Duke folur për situatën në PD, ish-kreu i SHISH Fatos Klosi risjell në kujtesë vitin 1998 dhe marrjen e kryeministrisë apo TVSH nga Berisha në atë kohë. Ai tha në emisionin “Pikat mbi i” se në atë pasdite dikush nga Amerika e mori në telefon, jo qeveria amerikane dhe Berisha i thoshte vetëm si urdhëron.

Ai sqaron ndërkohë se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk ka asnjë rol operativ, përveçse ai i mbledhjes së informacionit. Po sa i përket qendrës operacionale amerikane që do të ngrihet në Shqipëri ai tha se koha e zgjedhur për ta shpallur nuk është rastësi.

Si e lexoni ju situatën në PD z. Klosi?

Klosi :Unë e lexoj mbështetur në eksperiencën time më 14 shtator të 1998. Kur z. Berisha e provoi jo me selinë, por me kryeministrinë, televizionin shqiptar, mund të merrte këdo. Pra, Berisha e ka provuar me shtetin këtë gjë dhe duhet të kishte nxjerrë mësim. Pasdite atëherë dikush e mori në telefon, një nga shqiptarët e Amerikës që Berisha i thoshte si urdhëron, si urdhëron, se morëm vesh kush ishte që i lëshoi. Ai i tha nesër çfarë do bësh dhe me bisht ndër shalë ikën u futën në qendrën e PD.

Kryetari i PD-së mbrohet nga garda e shtetit. Ka detyrim ta mbrojë në atë ambient ku zyrtarisht e ka të deklaruar. Shërbimet sekrete janë shërbime informacioni, nuk kanë asnjë rol operativ. Nuk kanë asnjë gram shërbimet sekrete, sinjali është informacion, por detyrime operative zero.

Ça do bëjë Berisha, do përplaset rëndshëm, të nesërmen çfarë do bëjë. Nuk është punë shërbimesh se atje do ndodhë gjë e madhe dhe shteti duhet të ruhet. Ata do përplasen me njeri-tjetrin dhe përveçse do diskreditojnë një filozofi të tërë që kanë pasur që sollën demokracinë, po e zbehin. Nuk qenkan këta njerëz të mëdhenj që na bënë këtë mrekulli, qenkan ca njerëz që luftojnë për interesa. Do jetë një përplasje që vetëm do diskreditojë palët. Unë shpresoj që jo. Nuk kanë nevojë që shërbimet aleate të futen në valle, janë ambasadat, ambasadorët që e shohin.

Koha që u shpall nuk është rastësi. Një mesazh, bëni kujdes se Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë, jo vetëm se është anëtare NATO-s, por është bërë dhe një pjesë çik speciale e NATO-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here