Vdekje e mistershme! Gjendet i pajetë në shinat e trenit personazhi i famshëm në botën e krimit, ish-krahu i djathtë i Toto Rinës (DYSHIMET)

0
36

Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet për të zbuluar të vërtetën rreth vdekjes së 80 vjeçarit Salvatore Di Gangi, 80 vjeç, i konsideruar si një nga besnikët e kryemafiozit Totò Riina-s.

Trupi i tij u gjet mes dy binarëve të tunelit hekurudhor midis stacioneve Genova Principe dhe Genova Brignole. Nuk përjashtohet fakti që burri ka qenë duke ecur brenda tunelit në gjendje konfuze dhe është goditur nga një tren.

Prokurori i Genova (Xhenovas) ka hapur një dosje ndaj personave të panjohur për vdekjen e bosit të Sciacca, Salvatore Di Gangi, i konsideruar si një nga besnikët e Totò Riina.

Zëvendësprokurori i DDA, Federico Manotti urdhëroi autopsinë. Ekipi i lëvizshëm dhe oficerët e policisë hekurudhore po hetojnë rastin. Hetuesit për momentin duket se anojnë më shumë drejt fatkeqësisë sesa vrasjes. Burri shumë i moshuar dhe në paraburgim në Asti, doli nga burgu pasi ishte i sëmurë.

Ai zbriti nga treni në stacionin Genoa Piazza Principe, hyri në një tunel hekurudhor ku u godit nga një tren mallrash. Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 20.30 të së shtunës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj