Multitalent, plot energji dhe nënë e një djali! Mbylli sot sytë përgjithmonë, njihuni me historinë e veçantë të Hyeda el Sayed: Si mbërriti në Shqipëri dhe u bë aq e dashur për publikun

0
30

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për shqiptarët Huyeda el Sayed ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Personazhi i saj ishte aq i pëlqyer dhe e bënte Hyedën të veçantë në sytë e publikut.

Ajo ishte multitalent dhe me një buzëqeshje që nuk e hiqte kurrë nga portreti i saj vital. Plot energji pozitive ajo rrëfente gjithë emocion historinë speciale të jetës së saj në të gjitha studiot televizive ku ishte e ftuar.

Ajo që e bënte padyshim këdo ta dëgjonte me ëndje teksa fliste, ishte mënyra si i përshkronte ngjarjet. Ajo rrëfente plot krenari faktin se kishte origjinë treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare.

E ftuar në një emision televiziv ca kohë më parë ajo rrëfeu dhe ca anë të errëta të historisë së familjes dhe si ishin vendosur në Shqipëri.

“Që t’iua them një herë e përgjithmonë meqë nuk e dini, stërgjyshi im ka qenë peshkatar dhe ka ardhur nga Sudani në Durrës, ku njohu një grua të re që vinte nga Turqia”, nisi rrëfimin ajo.

Më tej, tregoi me lot në sy një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3-vjeçare për 16 vjet.

Sipas saj, në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

Hyeda ka provuar disa fusha artistike dhe televizive, të cilat e kanë kthyer në një figurë të dashur për të gjithë. Prej vitesh ajo ishte zhvendosur jashtë vendit bashkë me të birin, Gabriel, por herë pas here kthehej në Shqipëri për të takuar miqtë dhe të afërmit.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë dhe do të kujtonim disa nga programet televizive që bukuroshja e ekranit ka prezantuar do të përmendnim: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’. Ajo ka qenë po ashtu balerinë e suksesshme, por është edhe një piktore shumë e talentuar. Në një intervistë për Revista Ëho, Hueyda ka zbuluar 10 gjërat që nuk dimë ende për të…

-Familjarët ose miqtë e ngushtë më thërrasin Edi sepse kur isha e vogël nuk arrija të shqiptoja emrin tim.

-Jam juriste. Ju më njihni si prezantuese, balerinë apo piktore, por studimet e larta i kam kryer për drejtësi në ‘Fakultetin e drejtësisë’ në Tiranë. Kam bërë dy master, një për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare’ dhe tjetrin për të ‘Drejtat e njeriut’ në universitetin e Romës, Itali.
-Jetoj në Luksemburg. Pas 20 vitesh rezidente franceze, ku kam jetuar në Paris, jam shpërngulur me tim bir prej disa vitesh në Luksemburg ku jetoj dhe punoj.

-Fotografia ime ka qenë në të gjitha metrotë e Parisit. Gjatë kohës kur jetoja në Francë, kam bërë me dhjetra reklama në video dhe fotografi. Njëra prej fotografive me përmasa 5 me 8 metra ishte afishuar në të gjitha metrotë e Parisit, për muaj të tërë dhe disa herë gjatë 3 viteve që kisha lidhur kontratë me firmën RATP dhe TBËA.
-Punoj në një bankë amerikane në Luksemburg si eksperte në departamentin “Kundra zbardhimit të parave”.

-Një nga lojrat e mia të preferuara është tavulla. Madje kam blerë një valixhe lëkure profesionale të kësaj loje të cilën e ushtroj sa herë kam mundësi.

-‘Foo Fighters’ është grupi im i preferuar rrok. Shpesh e filloj ditën duke kërcyer me këngën e tyre ‘Rosemary’.
-Më pëlqen shumë të gatuaj për të afërmit dhe miqtë e mi, por për mua gatimi është një krijim kështu që nuk mund të gatuaj duke ndjekur një recetë.
-Jam një aktiviste e të drejtave të njeriut. Prej vitit 2004 kam bashkëpunuar me disa organizata ndërkombëtare si: IOM për luftën kundra trafikut njerëzor, me organizatat ‘CRCA’ dhe ‘Alo 116’ për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjëve, për të cilën krijova dhe ankandin e parë të bamirësisë me piktura. Në Luksemburg kam bashkëpunuar me shoqatën ‘ZAK’ për personat me aftësi të kufizuara.

-Jam tifoze e çmendur e PGS. Shpesh mund të më shihni në tribunën presidenciale të stadiumit ‘Parc des Princes’ në Paris teksa shoh ndeshjet e ekipit Paris Saint Germain.

Bukuroshja e ekranit ishte martuar me 18 dhjetor fshehurazi me partnerin e saj, Thierry.

“Ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor.

I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, sëbashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg,”- tha ajo në një intervistë.

Gjithashtu ajo u shpreh se djali i saj Gabriel ishte ‘perfekt’ në ditën e dasmës dhe ku e pa nuse i tha se ishte bërë “si princeshë”.

Ndërsa tregoi se Grabriel është mjaft i lidhur me Thierry-n dhe e duan shumë njëri-tjetrin.

Me të gjitha këto cilësi të jashtzakonshme, Hyeda el Sayed do të mabhet mend gjithmonë si vajza plot jetë dhe e qeshur.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj