Ndizen gjakrat/ SHBA “i djeg” Kinës bazën sekrete ushtarake: Mos guxoni t’i afroheni aleatëve tanë!

0
30

Pas ndërhyrjes së Washingtonit, raportohet se puna në një objekt sekret ushtarak kinez ne Emiratet e Bashkuara Arabe, ekzistencën e të cilit e zbuluan më herët agjensitë amerikane të inteligjencës, është ndërprerë.

Wall Street Journal raportoi se imazhet satelitore të portit të Khalifa kishin zbuluar një aktivitet të dyshimtë ndërtimi brenda një terminali kontejnerësh të ngritur e të operuar nga një korporatë kineze anijesh, Cosco.

Provat përfshinin gërmime të mëdha me sa duket për një ndërtesë shumëkatëshe dhe faktin që vendi ishte i mbuluar në një përpjekje të dukshme për t’i shmangur mbikqyrjen.

Sipas raportit, administrata Biden zhvilloi bisedime urgjente me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët dukej se nuk ishin në dijeni të aktiviteteve ushtarake.

Ai tha se diskutimet përfshinin dy biseda mes Joe Biden dhe Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed al-Nahyan, në maj dhe gusht.

Në fund të shtatorit, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan dhe koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, udhëtuan në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe paraqitën detajet që kishte siguruar inteligjenca amerikane. Pas inspektimit të zonës së dyshimtë në Khalifa, punimet janë pezulluar.

Zyrtarë vendas thanë për Wall Street Journal se nuk ka pasur kurrë një marrëveshje me Kinën për ndërtimin e një baze ushtarake të saj në vend dhe se janë plotësisht të angazhuar për një partneritet të qëndrueshëm me SHBA-në.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj