Google search engine
Home Aktualitet “Ka krevate aty për prostituta?”, flet xhaxhai i 62-vjeçarit që akuzohet se...

“Ka krevate aty për prostituta?”, flet xhaxhai i 62-vjeçarit që akuzohet se shfrytëzonte seksualisht adoleshenten dhe tregon për çfarë e përdorte ai lokalin: Ishte kurth!

0
335

Një ngjarje e tmerrshme u raportua sëfundmi nga qyteti i Sarandës, ku një vajzë 13-vjeçare është shfrytëzuar seksualisht për rreth 3 muaj nga një 62 vjeçar, Stefan Koloi.

Ky i fundit e mori vajzën nga familja e tij duke shfrytëzuar gjendjen e tyre, skamjen ekonomike dhe duke joshur vajzën me para, dhurata dhe të mira materiale.

Adoleshentja është joshur dhe ka rënë pre e shfrytëzimit të Koloit. Ky i fundit i gjente klientët, madje dhe i jepte herë pas here para. Ai e shfrytëzonte të miturën në lokalin e tij të kthyer në një vend prostitucioni.

Kryeinspektori i Policisë Kufitare, Petraq Raku (63 vjeç), u kap në flagrancë nga policia duke abuzuar me vajzën dhe u arrestua nga uniformat blu.

Për mikrofonin e “Shqipëria Live” ka folur xhaxhai i Koloit, i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër nipit të tij.

“Ishte kurth, nuk merrej me prostitucion. Lokalin kishte kohë që e kishte mbyllur. Vijnë që nga Shkodra e punojnë këtu. Lokalin nuk e përdorte, e ka bërë për klub. Ka 10 vjet që e ka bërë. Ka krevate aty për prostituta? Nuk ka asgjë. Ka një dhomë që ai rri vetë aty. Ai nga ky vend këtu nuk lëvizte fare. Ka një grua, 60-vjeçare. Fajin e kanë ata që e kanë lënë atë 13-vjeçare ashtu”, tha xhaxhai i tij.

“Ka krevate aty për prostituta?”, flet xhaxhai i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here