Filmi “Zgjoi” në kinema, me ngjarje frymëzuar nga një histori e vërtetë

0
220

Filmi “Zgjoi” me ngjarje frymëzuar nga një histori e vërtetë, dhe fitues i disa çmimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare ka mbërritur për publikun në kinema. Me regji nga Blerta Basholli filmi “Zgjoi” u shfaq premierë botërore në “Sundance Film Festival”, i cili është festivali më i madh i filmit të pavarur në SHBA, duke vijuar dhe me festivale të tjera të filmit. Por prej 28 tetorit filmi filloi të shfaqet në Tiranë në kinema Cineplexx pranë qendrave tregtare. Ky film theu rekord në festivalin më të madh të filmit në Amerikë “Sundance”, duke u bërë filmi i parë në histori të festivalit që rrëmbeu 3 çmimet e mëdha. Por aktorja kryesore në film Yllka Gashi u vlerësua me çmimin për aktoren më të mirë në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival”, me rolin e Fahrije Hotit në filmin “Zgjoi”. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, “Zgjoi” është një vështrim fuqizues i një gruaje që përballet me humbjen e burrit”, siç e përshkruan “IndieWire”. Ndërsa është në kërkim të burrit të humbur gjatë luftës, Fahrija (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi) sfidon banorët e fshatit konservator, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale. Në film personazhi i Yllkës shpërfill fyerjet, thashethemet, madje edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave që të jenë të pavarura dhe të punojnë për të mbijetuar bashkë. Në Tiranë këtë shtator edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival” ose TIFF u hap me filmin “Zgjoi”, ndërsa tani po vijon në kinema.

Filmi dhe propozim për garën e “Oscars”

“Zgjoi” nga me skenar dhe regji nga Blerta Basholli u propozua nga Kosova si kandidati i saj zyrtar për garën e “Oscars”. ““Zgjoi” është sa intim, aq edhe universal, që prekë thellë me tregimin e dhimbjes, qëndrueshmërisë dhe përfundimisht triumfit. Filmi është i realizuar me mjeshtëri në mënyrë realiste, të përmbajtur dhe me gravitet të thellë. Tregimi i vërtetë i Fahrie Hotit në “Zgjoi”-n është shprehje kinematografike inspiruese në sfidimin e status quose dhe rolet nënshtruese të konstruktuara nga shoqëria në Kosovë dhe botë”, deklaroi e komitetit selektues pas përzgjedhjes së filmit. Qendra Kinematografike e Kosovës shkruan se filmi “Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën. Drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Felix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovskin, Tomi Salkovskin dhe Paskal Seminin. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami, etj. Filmi “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here