Del videoja/ Torturuan biznesmenin dhe morën 100 mijë euro e flori, shihni si largohet me vrap nga vila njëri prej grabitësve

0
307

Biznesmeni nga Nikla e Fushë-Krujës, Nazmi Çagu ka rënë pre e një grabitjeje të dhunshme. Në media janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur njëri prej autorëve të grabitjes del nga vila dhe largohet. Ai duket teksa lë vilën i veshur me të errëta dhe largohet jashtë saj duke hipur nga muri rrethues e duke u larguar i qetë.

Kamerat e sigurisë në banesë kanë kapur momentet e hyrjes dhe largimit të autorëve, teksa pamjet janë sekuestruar nga policia për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes.

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu u grabit gjatë natës së kaluar, teksa autorët pasi kanë torturuar kryefamiljarin janë larguar me më shumë se 100 mijë euro dhe bizhuteri floriri.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here