A do të ketë rritje pagash për policët? Bledi Çuçi zbulon detajet nga plani që po përgatitet dhe lëvizjet që do të bëjë Gledis Nano pas marrjes së postit të lartë drejtues

0
13

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri publik sot miratimin e vendimit për projektin e ri në Policinë e Shtetit, që lidhet me Policinë Rrugore me fokus goditjen e shkelësve të ligjit dhe shmangien e ndërhyrjeve me futjen e teknologjisë.

“Me këtë projekt duke futur teknologjinë do të marrim rreth 110 “Smartphone” që do të jenë në duart e policisë në qarkullim që janë çift me printin përkatës dhe kur evidentohen shkelja do të emetohet gjoba duke ia dhënë në prezencë. Apo blerjen e 6 radarëve që evidentojë çdo shkelje që lidhet me shpejtësinë në qarkullim dhe që automatikisht e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative pa pasur nevojë të negociojë shkelësi me punonjësin e policisë” tha ai.

Çuçi kishte një lajm të mirë edhe për rritjen e pagave për punonjësit e policisë. “Ne gjithmonë e kemi pasur në vëmendje trajtimin sa më të mirë të punonjësve të policisë së shtetit nga pikëpamja financiare. Policia e shtetit ka qenë sektori që ka përfituar më së shumti nga rritja e pagave, kjo nuk do të thotë se nuk do ta shikojmë, jemi duke menduar edhe për këtë gjë. Ne kemi një projekt që do të krijojë mundësi për policinë për të marrë të ardhura nga shërbimet, për të shpërblyer vetë trupën e saj, po i shikojmë këto mekanizma pa e cenuar buxhetin e shtetit. Po i shkojmë këto mekanizma”, tha ai.

E ndërsa afati 100 ditor që  kryeministri Edi Rama la për reformimin e Policisë së Shtetit, ministri shpjegoi se drejtori i ri Gledis Nano do të ketë një tur në të gjithë vendin për të parë situatën dhe më pas do të bëjë raportin mbi gjendjen. “Drejtori i ri e ka filluar punën edhe me këtë analizë. Ai do të jetë në të gjithë Shqipërinë dhe pa diskutim ky raport do të shërbejë edhe si një dokument për vlerësimin e gjithsekujt për të vazhduar, është një punë e vazhdueshme dhe jo një veprim i shkëputur në mënyrë që të kemi një trupë profesionale që policia e shtetit të jetë në lartësinë e duhur. Edhe ministri do të jetë një raport përmbledhës për këtë gjë” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj