Lulzim Basha sulmon TV.Klan:Sillet si provincial, shmang dhe deformon të vërtetat! (Përplasja me gazetaren)

0
141

Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar sot e me gazetaren e “KlanNeës”, e cila mbulon opozitën. Pasi kjo e fundit i ka bërë një pyetje lidhur me mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, Basha nuk është vetëpërmbajtur duke shpërthyer në akuza ndaj linjës editorial të televizionit të saj, të cilin e ka cilësuar si “provincial”.

“Nuk i takon një televizioni me licensë kombëtare të sillet si një televizion provincial, i cili shmang të vërtetat apo deformon të vërtetat,”-tha Basha duke qartësuar se këtë kunjë nuk e kishte me gazetarët e televizionit, por me vetë pronarët që sipas tij, i pengojnë që të tregojnë të vërtetën. Por në asnjë moment nuk përmendi asnjë emër.

Replikat:

Pyetje: Zoti Basha, dje keni përjashtuar deputetin Flamur Noka, pse e morët këtë vendim?

Lulzim Basha: Një herë dua, Juna që kam respektin më të madh për ty profesionalisht, t’iu them që televizioni juaj duhet të jetë pak më objektiv në pyetje e pastaj në raportime, sepse nuk i takon një televizioni me licencë kombëtare të sillet si një televizion provincial, i cili shmang të vërtetat apo deformon të vërtetat.

Pyetje: Cilat të vërteta kemi shmangur ne zoti Basha?

Lulzim Basha: Ti asnjë, as gazetarët e Klanit asnjë, por është mirë që të jeni sa më objektiv. Dhe që të jesh objektiv do të thotë të thuash të vërtetën. Zoti Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra, si kryetar i Komisionit të Sigurisë, nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Sepse nuk mundet që Partia Demokratike, që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi në të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi laçuar iniciativa të shumta opozitare dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi. Dhe nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker për interesat personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj, shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here