Mbrëmjen e sotme pritet që shtëpisë më të famshme, “Big Brother VIP’, t’i bashkohen edhe 3 personazhe të njohur.
Një ndër ta përflitet se do të jetë këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmojnë burime të Prive.al ka qenë duke u përballur me COVID-19. Ky fakt mund ta ketë shtyrë hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

Tjetër emër i përfolur është ai i aktores Ema Andrea.
Mbetet të shihet sonte se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh.










































