Me armë anti-tank, dronë dhe eksplozivë, 5 shqiptarë arrestohen nga policia, të dyshuar për terrorizëm

0
178

5 persona janë arrestuar në Kosovë pasi  dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor është zhvilluar një operacion  nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materiale eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364  paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet nga prokuroria.

PSRK, njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale bën të ditur se brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për pesë personat e ndaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here