Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në burgun grek, nga mbajtja në frigorifer deri tek rrahja pa pushim

0
62

Shtatë vite më vonë dhuna ka lënë gjurmë në burgun Nigritas. Rasti i torturës nga zyrtarët e burgut të shqiptarit me origjinë nga Fieri, Ilia Kareli i dënuar më shumë se 12 vite shkaktoi shumë polimika në mars të 2014.Të pandehurit që u ulën në bankë për vrasjen e shqiptarit ishin 14.
Çështja u shty në vitin 2016 por më pas sipas vendimit gjashtë nga të burgosurit e akuzuar u dënuan me pesë vite burg, tre të tjerë deri në gjashtë vite burg dhe tre të tjerët përfshirë gardianin dhe truprojën me burgim të përjetshëm.

Por së fundmi sipas medias greke prothema.gr të akuzuar e kanë apeluar vendimin, me arsyen se e kryen krimin për hakmarrje ndaj kolegut të tyre.

Gjithashtu media helene ka shkruar detaje rrëqethëse, minutat e tmerrshme para vdekjës së Karelit të cilat kanë dalë në dritë nga shkresa e çështjes prej një mijë faqeve të Gjykatës në Selanik.

Dosja e çështjes paraqet, në veçanti, arsyeshmërinë e vendimit për burgosjen e stafit të burgut, në një kohë kur torturat në burgje nuk janë të rralla. Vendimi sqaron se tortura për një qëllim, sipas ligjit përbën një vepër penale.

Kronika e vdekjes

97 minuta në ‘frigoriferin’ e burgut ishin të mjaftueshme për të torturuar Ilia Karelin i cili nuk arriti të jetonte më shumë se 7 orë në burgun Nigritas.

U zbulua se Kareli kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij.

Ai u vendos në qelinë e tij i plagosur rëndë, deri në atë pikë sa nuk mund të qëndronte në këmbë, në një kohë kur temperatura në dhomë nuk kalonte 10 gradë Celsius.

Gjyqtarët e Serresit ishin përqëndruar në metodën e torturës “falangë” duke theksuar se ishte një përdorim i metodave sistematike të torturës.

“Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumëfishta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më pas se kush kryente veprime specifike’ shkruan Protothema.

Hakmarrja

Dosja prej 60 faqesh i atribuoi torturën e zyrtarëve të burgut ndaj Karelit si hakmarrje për vrasjen e kolegut të tyre.

Kujtojmë që Kareli u transferua në burgun e Nigritas në mars të vitit 2014 pas vrasjes se një roje në burgun e Malandrinos në Greqinë qendrore.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj