“Basha-Berisha zihen për vulën, qeveria bën kokrrën e qejfit”, Shano nxjerr prapaskenat nga selia blu: Ata kanë 3-4 vite që e dinë këtë, derisa njërit ‘i plasi bomba në dorë’!

0
207

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së, Dritan Shano ka komentuar përplasjen mes Bashës dhe Berishës.

Ai e ka cilësuar atë si “derb” personal që nuk i sjell asgjë të mirë PD-së, ndërsa në krahun tjetër qeveria bën “çfarë i do kokrra e qejfit”.

“Kjo është një “derbi” personal, që PD si forcë e ndërtuar për të qeverisur vendin nuk fiton ndonjë gjë të madhe. Pritshmëritë për të nxjerrë diçka të mirë nga kjo janë shumë të ulëta.

Njëri lufton për karrierën dhe historinë e vet, tjetri për vulën e vet dhe do të vazhdojnë ta bëjnë deri kur kjo punë të mbarojë. Njëri ka vulën, tjetri bazën e partisë, sikur pretendohet.

Tani qeveria bën çfarë i do kokrra e qejfit, ndërsa nuk ka asnjë aksion opozitar. Përfundim i shkëlqyer do të ishte tërheqja e Berishës dhe marrja me vete e tij edhe e Bashës.

Autori i kësaj situate është Basha, ka 3-4 vite që bashkë me Berishën e dinë, por ka luajtur me indiferentin, jua kanë shtyrë këtë ngarkesë demokratëve, derisa njërit i “plasi në dorë”. Asnjëri dhe as tjetri nuk propozojnë ndonjë ndryshim” tha ai për ABC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here