A po planifikon Ilir Meta të kthehet në krye të partisë? Numri 2 i LSI-së flet hapur dhe bën deklaratën e fortë: Ne nuk kemi dyshimin më të vogël se…

0
17

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka komentuar sot zhvillimet më të fundit brenda partisë së saj. Në një intervistë për ABC, Mehmetaj iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me një rikthim të mundshëm të Ilir Metës në krye të LSI-së.

Mehmetaj deklaroi se kjo është një çështje që mund të diskutohet pas korrikut 2022, duke shprehur bindjen se Gjykata Kushtetuese nuk do votojë pro shkarkimit të tij.

“Ilir Meta është president. Për sa kohë nuk kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mendoj se nuk do jetë kundra tij. Për sa kohë është president e respektojmë si president. Ai ka themeluar LSI-në. Ne nuk kemi dyshimin më të vogël për të pranuar apo jo atë që ka themeluar LSI-në. Deri në korrik të vitit të ardhshëm duhet të respektojmë rolin e presidentit”, u shpreh Mehmetaj.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj