Google search engine
Home Sport Federata Belge zgjedh në krye të përfaqësueses së saj Van Bomelin

Federata Belge zgjedh në krye të përfaqësueses së saj Van Bomelin

0
28

Vijojnë ndryshimet në pankinat e skuadrave që ishin në Botëror. Kështu, Federata e Futbollit e Belgjikës e ka zyrtarizuar Mark van Bomelin si përzgjedhës të ri. Ish-futbollisti i Holandës nënshkroi kontratë të vlefshme deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2028. Van Bomeli ka përvojë si trajner te skuadra e PSV Eindhovenit, Volfsburgut dhe Antëerpit.

E ka fituar titullin dhe Kupën e Belgjikës në edicionin 2022/23 me Antverpin. Van Bomel si futbollist ka luajtur te PSV-ja, Barcelona, Bajerni i Munihut dhe Milani, ndërsa 79 ndeshje i pati për Holandën. Luajti edhe në finale të Botërorit 2010.

“Synimi është të ndërtojmë disiplinë dhe guxim që mund të konkurrojmë me përfaqësueset më të forta si të barabartë. Nuk ka garanci për sukses, por mund t’u premtoj dedikim maksimal, punë të pastër dhe dëshirë të madhe për përparim”, tha Van Bomel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here