Luis Hasa do ta vazhdojë karrierën te Frosinone, pasi Napoli ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të mesfushorit 22-vjeçar te skuadra e sapongjitur në Serie A.
Futbollisti, i grumbulluar së fundmi nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, debutoi me Shqipërinë në qershor të vitit 2026, pasi më parë kishte përfaqësuar ekipet zinxhir të Italisë.
Hasa është produkt i akademisë së Juventusit, ndërsa më pas u aktivizua te Lecce dhe në janar të vitit 2025 firmosi me Napolin. Sezonin e kaluar ai luajti në huazim te Carrarese në Serie B, ku regjistroi 31 ndeshje, 5 gola dhe 4 asistime.
Megjithatë, mesfushori nuk arriti të debutonte me Napolin në Serie A. Kalimi te Frosinone pritet t’i japë mundësinë për të luajtur për herë të parë në elitën e futbollit italian. Së bashku me Hasën, Napoli zyrtarizoi edhe transferimin e Alessio Zerbin te Frosinone.






































