Vendi jonë sot është përballë dy situatave ekstreme, nga njëra anë zjarri e nga tjetra stuhi breshëri.
Fshati Lekas dhe Voskopoja në Korçë, përballen me flakët ditët e fundit, teksa zjarrfikësit po punojnë për vënien e tyre në kontroll.
Ndërkohë Elbasani këtë mesditë, është përfshirë nga stuhia e breshërit.
Deri më tani për fat të mirë nuk raportohet për dëme.








































