Vdes në aksident ajror zyrtari i lartë, dëshmoi kundër ish-kryeministrit Netanyahu në gjyq, zbardhen detajet si ndodhi ngjarja

0
153

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur dje në Samos, ku një avion u rrëzua. Sipas “Times of Israel”, mes viktimave ishte dhe Haim Geron një ish-zëvendës drejtor në Ministrinë e Komunikimit të Izraelit, i cili humbi jetën bashkë me të shoqen, Esti.

Mësohet se Geron ishte një nga dëshmitarët në gjyqin e korrupsionit të ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Avioni privat me një motor, tip Cessna 172, fillimisht u përpoq të ulej në aeroport, por dështoi dhe u rrëzua në jug të ishullit të Samosit, pak pas orës 20:15.

Itinerari i avionit

Menjëherë u dha alarmi dhe roja bregdetare e varka të tjera u shkuan në ndihmë. Avioni nuk ishte fundosur plotësisht, por ishte shumë vonë për pasagjerët. Deri më tani në det janë gjetur vetëm dy trupa, por mbetet e paqartë se sa ka qenë numri në total i personave që udhëtonin me mjetin fluturues. Megjithatë deri më tani nuk flitet se në bordin e avionit që nxë 4 persona, të ketë pasur edhe pasagjerë të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here