Google search engine
Home Sport Jurgen Klop prezantohet si trajner i Gjermanisë: Kombëtarja na bashkon ne gjermanëve...

Jurgen Klop prezantohet si trajner i Gjermanisë: Kombëtarja na bashkon ne gjermanëve si askush tjetër

0
20

Gjermania ka një trajner të ri, Jurgen Klopin, që u prezantua dje. Kështu, dje paradite u konfirmua zyrtarisht se Klop do t’i rikthehet profesionit të trajnerit dhe do të pasojë Julian Nagelsmanin, i cili dha dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Gjermanisë pas fushatës zhgënjyese në Kupën e Botës. Klop, i cili u emërua drejtor global i futbollit te Red Bull në janar të vitit 2025, kishte deklaruar se nuk kishte dëshirë t’i rikthehej drejtimit të një skuadre pas largimit të tij shumë të përfolur nga Liverpuli në vitin 2024.

Megjithatë, pasi Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e kontaktoi me një ofertë pas largimit të Nagelsmanit, ish-trajneri i Borusia Dortmundit pranoi të merrte drejtimin e kombëtares së bashku me disa fytyra të njohura. Ish-ndihmësi i Klopit, Pep Lijnders, i cili së fundmi u largua nga Mançester Siti, do t’i bashkohet atij në pankinë së bashku me Peter Kravietz, një tjetër bashkëpunëtor i kahershëm te Liverpuli, si dhe ish-reprezentuesin gjerman Sven Bender, i cili kishte luajtur nën drejtimin e Klopit te Borusia Dortmundi.

Per Mertesaker, i cili sezonin e kaluar u largua nga posti i drejtorit të akademisë së Arsenalit, do ta zëvendësojë Andreas Retigun në rolin e drejtorit sportiv të Gjermanisë. “Kombëtarja mund të na bashkojë ne gjermanët si pothuajse asgjë tjetër,” tha Klop.

“Pres me padurim këtë detyrë të veçantë në futbollin gjerman, të cilës do t’i qasemi së bashku me përulësi dhe durim: të ndërtojmë një ekip që lufton për njëri-tjetrin, që e shijon futbollin dhe pas të cilit njerëzit e vendit tonë mund të qëndrojnë me bindje të plotë”. Për herë të parë, Gjermania do të zhvillojë katër ndeshje gjatë një pauze të vetme ndërkombëtare në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit të këtij viti.

Për ta nisur këtë seri, ajo do të përballet me Holandën në Ligën e Kombeve më 24 shtator, një ndeshje që mund të sjellë përballë në të njëjtën vijë anësore Klopin dhe një tjetër ish-trajner të Liverpulit, Arne Slot. Presidenti i DFB-së, Bernd Njundorf, tha të hënën: “Jurgen Klop, si pak të tjerë, mishëron pasionin, besueshmërinë dhe aftësinë për të frymëzuar njerëzit.

Pas dorëheqjes së Julian Nagelsmanit, ai ishte zgjedhja jonë e padiskutueshme për postin e trajnerit të kombëtares. Prandaj e ndoqëm me vendosmëri deri sa arritëm marrëveshjen”, tha ai. Vetë Klop u premtoi gazetarëve: “Ditën që nuk më doni më, unë largohem, pa asnjë dëmshpërblim. Nëse nesër thoni se jam i pavlerë, largohem. Më kritikoni nëse diçka nuk funksionon”, nënvizoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here