Aksi Elbasan-Tiranë është përfshirë pasditen e sotme nga trafiku i rënduar.
Situata paraqitet më problematike në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Siç vihet re edhe nga pamjet e siguruara nga CNA, trafiku në këtë pjesë të aksit ka shkaktuar radhë kilometrike, duke pamundësuar qarkullimin normal të automjeteve, duke krijuar vonesa të shumta dhe vështirësi për drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë, trafiku është rënduar edhe për shkak të udhëtimeve të shumta drejt juglindjes përgjatë fundjavës.







































