Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja/ Armë, grushta, shkelma dhe lopatat në dorë, 8...

Zbardhen detaje të reja/ Armë, grushta, shkelma dhe lopatat në dorë, 8 të plagosur shqiptarë në mes të Triestes. Mediat italiane shkruajnë se e gjithë sherri nisi për një vajzë

0
204

Detaje të reja kanë dalë rreth ngjarjes së sotme në Trieste ku pas një përplasje midis dy grupeve shqiptare dhe kosovare ku kanë mbetur të plagosur 8 persona njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Sipas mediave italiane, ngjarja e sotme është një ‘lajre hesapesh’ midis disa shtetasve kosovar të një sherri të nisur muaj më parë, ku më 7 Korrik ndodhi një përplasje në sheshin Sansovino të Triestes, e cila nisi nga ngacmimi ndaj një femre të grupit tjetër. Në sherrin e ndodhur më parë, përplasja kishte ndodhur me mjete rrethanore duke lënë 4 persona të plagosur.

Në pamje duken disa persona që qëllojnë pa ndalim me grushta dhe shkelma një person pa bluzë.

Ndërsa ky i fundit qëndron i shtrirë në tokë, i dëmtuar nga dhuna e shkaktuar ndaj tij. Në një moment, i afrohet një shok me një lopatë në dorë, që mesa duket tremb grupin rival duke i detyruar që të largohen. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here