Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Shkodër të 54-vjeçarit Nikolin Huba.
Mësohet se Nikolin Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit.
- Ai është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar me shpejtësi me një motor, menjëherë pas ngjarjes.






































