Qyteti i Shkodrës u trondit sot nga plagosja me armë zjarri e 54-vjeçarit Nikolin Hubaj, ish-kryetar i PS-së në Vaun e Dejës.
Mediat kaqnë zbardhur një pjesë të dëshmisë së 54-vjeçarit i cili mori 2 plumba në këmbë dhe është në spital jahstë rrezikut për jetën.
“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka thënë Huba.






































