Google search engine
Home Aktualitet Befasohen studiuesit zviceran, zbulojnë vendbanimin nënujor neolitik në Liqenin e Ohrit (FOTO)

Befasohen studiuesit zviceran, zbulojnë vendbanimin nënujor neolitik në Liqenin e Ohrit (FOTO)

0
304

Një grup studiuesish zviceran kanë gjetur një vendbanim antik në brigjet e Liqenit të Ohrit, i cili daton mijëra vite më parë.

Ata kanë kryer datimin me radiokarbon të 800 shtyllave të drurit, të gjetura në fund të liqenit. Studiuesit zviceran kanë arritur të hedhin poshtë pretendimet e mëparshme se ky vendbanim datonte në datonte në 1.000 pes.

Vendbanimi që ndodhet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë është provuar se ka qenë i banuar nga mesi i Mijëvjeçarit të 5-të deri në Epokën e Bronzit (Mijëvjeçari i 2-të). Sipas studiuesve nga Universiteti i Bernës, datimi u bë i mundur për shkak se druri ishte i privuar nga oksigjeni nën ujë, duke i rezistuar algave apo erozionit bakterial. Nivele të tilla të ruajtjes janë gjetur më parë vetëm në rajonet alpine.

Pranë drurëve që u morën për analizë, u gjetën edhe bimë të kultivuara.Në një njoftim për shtyp, Universiteti thotë se zbulimi është me rëndësi të veçantë pasi kjo zonë ka luajtur një rol kyç në përhapjen e bujqësisë. “Fermerët e parë në Europë jetuan këtu”, thonë studiuesit.

“Mbarështuesit e hershëm të bagëtisë dhe fermerët nga Anadolli arritën së pari në rajonin e Egjeut, veçanërisht në Greqinë veriore, dhe më pas në Evropën Qendrore përmes Italisë jugore dhe Ballkanit më shumë se 8,000 vjet më parë.”.

Studiuesit, të cilët e kryen kërkimin e tyre si pjesë e programit EXPLO të Këshillit Evropian të Kërkimit “Eksplorimi i dinamikës dhe shkaqeve të ndryshimit të përdorimit të tokës parahistorike në djepin e bujqësisë evropiane”.

Befasohen studiuesit zviceran, zbulojnë vendbanimin nënujor neolitik
Befasohen studiuesit zviceran, zbulojnë vendbanimin nënujor neolitik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here