Një mega-operacion është finalizuar ditën e sotme në Spanjë ku është bërë e mundur arrestimi i 107 personave të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në konferencën për shtyp në Madrid, Spanjë, për prezantimin e rezultateve të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe u arrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.
Policia bën të ditur se gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro.
Komisari i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare spanjolle, Rafael Perez, deklaroi: “Është goditur një grup kriminal, ku shumica e anëtarëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për operacionin e parë të Policisë Spanjolle kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në këtë operacion ka pasur një bashkëpunim mes policive spanjolle, gjermane, shqiptare dhe EUROPOL-it.






































