Google search engine
Home Politike Pas organeve të drejtësisë, SHBA bën njoftimin me rëndësi edhe për policinë...

Pas organeve të drejtësisë, SHBA bën njoftimin me rëndësi edhe për policinë e Shtetit: Ja çfarë thotë për rolin e SHÇBA-së

0
247

Ambasada Amerikane me anë të një njoftimi në faqen zyrtare Twitter bën me dije se do japë mbështetjen e plotë për SHÇBA.

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar.

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here