Google search engine
Home Politike Refuzimi për të marrë pjesë në ‘Open Balkans’, politologu Adri Nurellari zbulon...

Refuzimi për të marrë pjesë në ‘Open Balkans’, politologu Adri Nurellari zbulon rrezikun që i kanoset Kosovës: Albin Kurti po tregon papërgjegjshmëri

0
214

Politologu Adri Nurellari e sheh si një vetizolim vendimin e Kosovës për të mos marrë pjesë në nismën e flurimit ekonomik ‘Open Balkans’.

Nurellari deklaroi në emisionin “Breaking” se Kosovës i intereson më tepër që të jetë prezent në tryezat e shumta ku është prezent Serbia dhe duke u faktorizuar dhe njohur si shtet më vete.

“Kurti tregon papërgjegjshmëri, është qesharake mënyra se si sillet ai, se deri më 14 shkurt, fillon historia me qeverinë e tij, duke mos njohur atë çfarë ka ndodhur më përpara”, tha Nurellari.

Ai thekson se nuk do të ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në nismat rajonale, pasi ekzistojnë 12 të tilla, duke përmendur CEFTA, apo dhe nismën e Berlinit.

“Nëse ne do të hyjmë në BE, të gjitha këto elemente, do të jenë pjesë përbërëse, për të hyrë në BE, ne duhet të heqim kufijtë dhe mundësojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, heq barrierat shtetërore për të funksionuar si një komb. Ngre edhe Shqipërisë si qendër transiti dhe të shkëmbimi të mallrave, i vetmi shtet që ka dalje në det, është Shqipëria, pra e faktorizon Shqipërinë. Integrimi rajonal është parakusht për të hyrë në BE”, theksoi Nurellari.

Gjithashtu ai thekson se ky qëndrim i qeverisë së Kosovës lidhet më tepër si një kapriçio e vetë kryeministrit Kurti, i cili ka propozuar shkrirjen e kësaj nisme e të krijimit të një blloku të veçantë të Ballkanit duke dalë kundër BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here