Një incident i ndodhur ditën e djeshme me gazetarin Ergys Gjençaj ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës që ka nisur verifikimet. Gjatë një aksioni të policisë, për kapjen e trafikantëve të kokainës, dhe arratisjes së një të dyshuari, efektivët ndaluan dhe shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj.
Këtë mëngjes në prokurori është thirrur gazetari Ergys Gjençaj, të cilit po i merren deklarimet në lidhje me ngjarjen.
Pas tij, prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe SHÇBA, edhe pse derimë tani për asnjërin prej tyre nuk është marrë masë disiplinore.
Policia ndërkohë dha dhe njoftimin zyrtar në lidhje me aksionin e zhvilluar dje në zonën e Xhamllikut, ku pati dhe arratisje të një prej të dyshuarve, i cili u arrit të vihej në pranga më vonë nga policia.








































