Google search engine
Home Aktualitet Finalizohet super-operacioni/ E morën peng, shqiptari arrin t’i shpëtojë bandës së drogës...

Finalizohet super-operacioni/ E morën peng, shqiptari arrin t’i shpëtojë bandës së drogës në Spanjë dhe i ‘fundos’ me veprimin e tij, policia vë në pranga 6 anëtarët e rrezikshëm

0
235

Një grup kriminal është goditur në Spanjë nga autoritetet policore falë bashkëpunimit me një shqiptar.

Autoritetet policore në Spanjë kanë goditur me sukses një grup kriminal atje, që merreshin me kultivim dhe shpërndarje të lëndës narkotike.

Grupi prej gjashtë anëtarësh, merreshin me kultivim e shpërndarje të lëndës narkotike dhe gjithashtu dyshohen se kanë mbajtur peng një shqiptar, në një vilë në zonën e Valencias. Në hetimin e policisë, një rol kryesor ka luajtur shqiptari, që ka treguar detaje rreth veprimtarisë së grupit.

  • Ai ka treguar se si arriti të arratisej nga rrëmbimi i tyre dhe të njoftonte autoritetet, se krahas tij, në atë vilë mbahej e torturohej edhe një shtetas tjetër.

Pas kësaj dëshmie efektivët nisën menjëherë lëvizjet, duke ushtruar kontrolle në vilën në fjalë. Ato gjetën aty një person të torturuar e dhunuar e që mbahej i lidhur në një karrige.

Në atë vilë, agjentët gjithashtu kanë gjetur edhe plantacione kanabisi dhe sasi të paketuara, gati për shitje.

Anëtarët e bandës, tashmë të arrestuar akuzohen për një sërë veprash penale, duke nisur nga organizata kriminale, kultivimi dhe trafikimi i drogës si dhe abuzim me energjinë elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here