Google search engine
Home Aktualitet Finalizohet operacioni ‘Antena’/ Drogë, armë zjarri dhe municion luftarak, policia vë në...

Finalizohet operacioni ‘Antena’/ Drogë, armë zjarri dhe municion luftarak, policia vë në pranga 36-vjeçarin vlonjat

0
218

Policia e Vlorës ka goditur një veprimtari kriminale në në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit të koduar “Antena”, është arrestuar një person, si dhe janë sekuestruar një armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë narkotikë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Antena”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., në lagjen “15 Tetori”, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 260 fishekë, një pjesë përbërëse arme zjarri dhe fidanë kanabis në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here