Dorëheqje masive në PD/ Largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në Korce: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

0
442

Sekretari i Degës së Partisë Demokratike në Korçë dhe 13 anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar kanë dhënë sot dorëheqjen nga funksionet që mbajnë në partinë opozitare më të madhe në vend.

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive

Në një letër publike, ata bëjnë me dije edhe motivacionin e dorëheqjes së tyre.

“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive

Me veprimet apo mosveprimet e tij, kja hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.

Gjithashtu me kë3të mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës.

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive

Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.

Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here