Google search engine
Home Lifestyle Teknologji Kina prodhon treni më të shpejtë në botë, nuk do ta besoni...

Kina prodhon treni më të shpejtë në botë, nuk do ta besoni shpejtësinë e tij marramendëse

0
337

Me 600 km/h, një shpejtësi marramendëse që e bën më të shpejtin në botë, treni i ri që sapo debutoi në Kinë nuk duket sikur ecën, por sikur pluskon në ajër falë një fushe elektromagnetike që e bën praktikisht të rrëshqasë mbi shina.

I prodhuar nga kompania shtetërore, China Railëay Rolling Stock Corporation, ai thuajse nuk dëgjohet kur kalon – kaq të ulët e ka nivelin e ndotjes akustike, ndërsa kërkon më pak mirëmbajtje sesa trenat e tjerë të shpejtësisë së lartë.

Një prototip i këtij treni i ishte paraqitur medias në 2019-n. Hekurudhat e shpejtësisë së lartë gëzojnë përparësi në Kinën që synon t’i lidhë me tren shumicën e qyteteve të saj kryesore, me qëllimin të reduktohet koha dhe shpenzimet e nevojshme për të udhëtuar në vendin me popullsinë më të madhe në botë.

Aktualisht, një tren mesatar i shpejtësisë së lartë atje mund të lëvizë me rreth 350 km/ orë, ndërsa avionët fluturojnë me 800-900 km/ orë. Trenat si ky i prezantuar së fundi shpresohet se do të arrijnë të mbushin hapësirën kritike mes këtyre të dyjave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here