Google search engine
Home Politike Udhëtimi i shtetasve shqiptarë në vendet e BE/ Xhaçka jep njoftimin me...

Udhëtimi i shtetasve shqiptarë në vendet e BE/ Xhaçka jep njoftimin me rëndësi: Informacioni për çdo shtet i aksesueshëm në faqen e MEPJ

0
299

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë një njoftim se pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet e Shqipërisë në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.Ad by Valueimpression

Xhaçka, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se, “ky informacion, që përditësohet çdo ditë, është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ

Xhaçka kërkon që qytetarët të bëjnë klujdes, pasi thekson ajo, “Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here