Google search engine
Home Politike Drejtesi Spak nis goditjet ne nivelet e larta/Arrestohet krybashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe,...

Spak nis goditjet ne nivelet e larta/Arrestohet krybashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, dyshohet për korrupsion me pasuritë publike

0
219

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar sot nga policia.. Në kuadër të një aksioni masiv antikorrupsioni, të urdhëruar nga SPAK, policia dhe FNSH kanë ‘zbarkuar’ në Ndërmarrjen e Pasurive Publike të këtij qyteti. Mësohet se Tushe akuzohet për veprën penale ‘korrupsion’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se policia i ka shkuar në zyrë Tushes dhe pas disa kontrolleve në këtë institucion ai është arrestuar.

Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here