Pas super operacionit të SPAk ku kanë rënë në pranga 15 persona, ndër to zyrtarë të lartë, kryetari i bashkisë së Lushnjes dhe biznesmenë.
Pas kryeminsitrit, Edi Rama, ka reaguar menjëherë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Kim paralajmëron se askush nuk është mbi ligjin.
“Nëse je i përfshirë në korrupsion, pavarësisht sa i fuqishëm mendon se je, ka ardhur koha të mendosh për pasojat që veprimet e tua do të kenë mbi familjen dhe vendin tënd. Ka ardhur kohë të mendosh nëse ia vlen të shkosh në burg. Ka ardhur koha të ndalosh. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter.









































