Google search engine
Home Politike Dritan Leli u mbylli derën e Teatrit, këshilltarët e Bashkisë marrin vendimin...

Dritan Leli u mbylli derën e Teatrit, këshilltarët e Bashkisë marrin vendimin e papritur

0
359

Këshilltarët bashkiakë të Vlorës u paraqitën para teatrit ‘Petro Marko’në pritje të mbledhjes me kryebashkiakun Dritan Leli, i cili i ka lajmëruar që nuk do të jetë i pranishëm.

Leli vijon të mbajë qëndrim refuzues për një mbledhje bashkie në Teatër, dhe i ka pritur këshilltarët në mbledhje online, të cilët nuk i kanë shkuar.

Sot këshilltarët kanë shkuar pranë Teatrit dhe pritet që të ulen në rrugë, ku po vendosen karriget, sa kohë që dera e institucionit qëndron e mbyllur.

Vetë Leli bëjnë me dije burimet është për një vizitë pune në Itali, dhe nuk do të jetë prezent edhe sot në mbledhje, ndërkohë që dera e teatrit ‘Petro Marko’ u hap vetëm të dielën, me praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili mblodhi asamblenë socialiste të qytetit.

Dritan Leli u mbylli derën e Teatrit, këshilltarët e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here