Google search engine
Home Aktualitet Mbeti viktimë mes “luftës” për plazhin, del fotoja e parë dhe e...

Mbeti viktimë mes “luftës” për plazhin, del fotoja e parë dhe e fundit në kuzhinë e jetimit 20-vjeçar

0
331

Mëngjesin e sotëm, si pasojë e një konflikti për shezllonet, mbeten të vrarë 4 persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Si pasojë e konfliktit me armë mes dy familjeve biznesmene, të vdekur në vend kanë mbetur Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe Musaen Zeneli.

Por ajo që ishte më tragjikja në këtë ngjarje, është humbja e jetës së Musaen Zenelit,  vetëm 20 vjeç, punëtor dhe sapo kishte mbyllur ditën e tij të pare të punës në hotelin ku ndodhi masakra.

Mësohet se ai punonte në kuzhinën e hotelit “Gocaj” ku kishte ditën e tij të parë të punës, por për të rezultoi të ishte edhe dita e fundit, jo vetëm në kuzhinë që e kishte pasion, por e fundit edhe në këtë botë.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe një foto e të riut i veshur si shef kuzhinë, ëndërr që iu pre në mes.

Mbeti viktimë mes “luftës” për plazhin, del fotoja e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here