RENEA operacion blic në Vlorë, kontrolle në qytet për persona të shpallur në kërkim, dy të arrestuar

0
198

Ditën e sotme gjatë një operacioni blic nga forcat RENEA në Vlorë, në pranga ka rënë Edison Begaj, 38-vjeçari që i shpëtoi atentatit që iu bë në sy të fëmijëve më 29 maj dhe një tjetër shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se Begaj është prangosur pasi është kapur me armë zjarri. Begaj ra pre e një atentati mbrëmjen e 29 majit. Një person i veshur me uniformë policie i zuri pritë ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë më fëmijët e tij.

Begaj ka qënë i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Ende nuk dihen motivet e atentatit që u bë ndaj tij, mirëpo policia po vijon hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here