“Kam qenë e dënuar”/ Këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen si i shpëtoi burgut: Koleget e mia përfunduan në qeli

0
190

Këngëtarja e njohur shqiptare Remzie Osmani, ka treguar sesi në moshën 13-vjeçare ka rrezikuar burgun nga regjimi i asaj kohe. Por duke qenë se ka paguar gjobat, ajo i ka shpëtuar burgut.

Këtë ngjarje e ka zbuluar gjatë një interviste përballë Artan Telakut, ku ka shtuar se shkak janë bërë këngët patriotike.

“Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa i mbushur akoma 14-të dhe kam paguar me të holla, përkthyer me vlerën e parasë tani. E kam paguar me 4 mijë euro dënimin tim në atë kohë kur u dënuan koleget e mia dhe shumë anëtarë të shoqërisë përfunduan në burg dhe unë e pagova me të holla.”– është shprehur Remzie Osmani.

Ndërkohë kujtojmë se para disa ditësh këngëtarja e njohur ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar këto ditë se ajo do të këndojë në dasma për minimumi nëntë mijë euro.

Nëpërmjet profilit të saj në “Facebook” artistja ka deklaruar se këto janë shpifje dhe ka paralajmëruar se do të nisë paditë gjyqësore për të gjithë ato që nxjerrin informacione të rreme duke përdorur emrin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here