Degradon keq situata/ “Mos ma çaj tra*in shumë”, banorët protestë ndaj kompanisë naftënxjerrëse, drejtori shpërthen në gjuhë rruge me ofendime ndaj gazetares (VIDEO)

0
326

Banoret e Visokës në Mallakastër dolën sot në protestë për mungesën e infrastrukturës rrugore si dhe dëmtimin e varrezave të fshatit nga kompanitë nxjerrëse të naftës në zonë.

  • “Problemi qëndron vetëm te kompania naftënxjerrëse, ata kujtojnë se erdhën në fshatin tonë blenë puset e naftës, por brenda disa rregullave e kritereve. Shkarkimi i gazit dhe i naftës në gjendje të lirë pa asnjë lloj përgjegjësie, ku shkon ky helm? Në mushkëritë tona, 50 metra larg nga shkolla, kalonin fëmija dimrit dhe shtylla e korentit e tensionit të pusit të naftës shkarkonte në tokë. Mua më dridhej rrëngjethej mishi kur do nisja fëmijën në shkollë. E kemi ngritur zërin me aq sa kemi pasur mundësi. Nuk dëgjohet zëri jonë. Fshati jonë vërtet jë fshat i pasur por me njerëzit më të varfër e pa një kokë drejtuese.

Kompania ka qenë trans oli grup tani kanë ardhur serbë thonë, kinezë, nuk e dimë. Skandali i fundit ishte prishja e varrezave ilire, janë dokumentuar eshtra të nxjerra, janë fakte që kanë kaluar në gjykatë apo prokurori. Koeficentin e punësimit në fshatin tonë e kanë zero. Mua më ka vdekur babai vetëm nga ajo sëmundje”, tha një nga banorët e fshatit që u ngrit në protestë.https://www.youtube.com/embed/bxlsaCKB6qg

Por ndërkohë, për mediat ka folur edhe drejtori i kompanisë të cilën e akuzojnë banorët, i cili është përfshirë në një incident me një nga gazetaret e pranishme, ndaj të cilës ka përdorur një gjuhë fyese.

Edmond Bejtaj, i cili ka dalë për të pritur banorët në hyrje të kompanisë ka shpërthyer ndaj gazetares me fjalët ”mos më çaj trapin”.

Gazetarja: Çfarë do iu thuash banorëve sot?

Edmond Bejtaj: Me banorët po flas tashi, mos ma çaj trapin dhe ti shumë, tashi rri këtu, lëre që të flasin ata.

Banorët: O, kujt i thua ti mos na ça trapin, i paedukatë

Edmond Bejtaj: Rrini urtë, rri tashti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here