“Nuk më plas cipa fare”/Ilir Meta e lëshon gojën keq dhe hedh akuzat e rënda: Deputetët morën para

0
209

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës që mbajti sot hodhi akuza të rënda ndaj deputetëve të opozitës parlamentare. Sipas Metës ata kanë para për të votuar shkarkimin e tij. Meta tha se ata morën para dhe ndaj ai sot është i shkarkuar.

  • “Është normale që ky parlament, nuk më plas cipa fare se sa euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin. Ata donin të pushtonin gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë institucionet dhe zyrat publike, çdo vend pune në Republikën e Shqipërisë, ishte Presidenti dhe populli i jashtëzakonshëm i 2 marsit, që frenoi atë proces. Pavarësisht të gjitha mangësive, vendi shkoi drejt zgjedhjeve që garantojnë një pluralizëm parlamentar. Po kështu, kam pasur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj Presidentit, sepse kam mbrojtur çdo veprim për të cënuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Njëkohësisht kanë shumë të drejtë, pasi u mësuan keq me 120 deputetë, kartonëngritës. Njeriu kur nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien, që është themeli i një Republike Demokratike, normal, pasi të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën, kudo në Shqipëri, në Kavajë. Drejtorët e kujt ishin to që vajtën atje dhe shkaktuan gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën në Elbasan dhe kush planifikonte që atë dhunë ta shtrinte në të gjithë Shqipërinë sepse mësohesh keq me 120 kartonë në parlament. Sa i takon përpjekjeve të Presidentit. Dua të theksoj rëndësinë e çeljes së negociatave, shpresojmë në një qasje sa më vizionare nga ana e BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,”- tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here