Ilir Meta ka mbajtur sot konferencën e parë për mediat pas shkarkimit nga Kuvendi. Meta u shpreh se nuk kishte asnjë dëshirë që të përfshihej në fushatë, por ishte Rama që e përfshiu atë.
“Meqenëse ka pasur kërkesa të vazhdueshme nga ana juaj (gazetarët) lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqjeje që ka qenë e qartë për të hequr mendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe spostuar vëmendjen tek fajtorë që nuk ekzistojnë.
Ata e kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin e planifikuar me ministren e Jashtëm të Austrisë apo me presidentin e Sllovenisë për t’iu nënshtruar tekave të 12-ës!’, tha Presidenti Meta.
‘Atëherë fillojmë kush e përfshiu Presidentin në fushatë’, ishte pyetja e presidentit Meta dhe shfaq një video të Edi Ramës gjatë prezantimit të kandidatëve të vet në zgjedhjet.
- Më pas Meta ka kaluar tek billbordet që janë vendosur në të gjithë Shqipërinë, kur është shfaqur edhe ai.

‘Të jeni të sigurtë se këto nuk i ka vendosur Presidenti as opozita, se pushtetin vendor në vend e kontrollon vetëm një parti. Këto billbode kushtojnë shumë. Nuk po ju lodh kokën as juve dhe as shqiptarëve, se këtu kanë qenë dhe e dinë ç’kanë ndodhur, po është një gjë tepër e qartë që të gjitha shqetësimet e Presidenti u verifikuan.
Do të ishte mirë kishim pasur zgjedhje model, por të gjithë e dinë se Presidenti ka bërë çdo përpjekje për të ndalur degradimin e zgjedhjeve dhe është për të ardhur keq që numri i denoncimeve zgjedhore para zgjedhje është shumë më i lartë se në 2017 dhe kjo ka ndodhur për shkak të mos’hetimit të dosjeve të Dibrës dhe të Shijakut’, deklaroi Ilir Meta.







































